Hapja e dëshmisë së vaksinimit në CommonPass

Pas përfundimit të një takimi me një punonjës shëndetësor të Oracle Health Management System, mund të hapni tanimë dëshminë e vaksinimit në CommonPass (që njihet dhe si SMART Health Card). CommonPass është një aplikacion digjital shëndetësor që përdoret për të treguar se keni bërë vaksinën kur t'ju kërkohet ta dëshmoni.

Për shembull, pasi të bëni vaksinën, mund ta shkarkoni aplikacionin CommonPass nga Apple App Store (për iPhone ose iPad) ose Google Play Store (për pajisje me Android). Në vijim mund të regjistroheni në CommonPass dhe të zgjidhni aplikacionin Oracle Health Management System nga lista e ofruesve në CommonPass. Aplikacioni mund t'i nxjerrë në vijim rezultatet e takimit tuaj të procesuar nga Oracle Health Management System në CommonPass. Pas ngarkimit, mund t'i hapni të dhënat në aplikacionin tuaj CommonPass kur t'ju duhet të tregoni dëshmi të vaksinimit tuaj (ose rezultate negative testi).
Për më shumë informacion mbi përdorimin e opsioneve të CommonPass, shihni aplikacionin CommonPass.

Note:

Organizata që përdor Oracle Health Management System duhet të ketë partneritet të veçantë me CommonPass që të mund të hapni rezultatet e vaksinimit nga Oracle Health Management System në CommonPass.