Administratorët mund të kontrollojnë statusin e takimeve në një vendndodhje duke hapur panelin. Paneli përmban statistika për përqindjen e pacientëve të regjistruar për takimet e tyre, takimet e kryera (të procesuara) dhe përqindjen e vonesave në takime. Mund dhe të shikoni statistika për takimet e ardhshme dhe të kaluara.
Paneli paraqet si rregull statusin e takimeve për ditën aktuale. Por mund të zgjidhni ikonën e kalendarit për të zgjedhur një datë tjetër.
Note:
Duhet të identifikoheni si administrator i Oracle Health Management System ose si administrator i vendndodhjes së cilës dëshironi t'i shikoni detajet në panel.
Për të parë statistikat e takimeve për një vendndodhje:
- Zgjidhni Locations nga skeda Home. Kjo hap skedën Locations.
- Zgjidhni vendndodhjen që dëshironi të shikoni nga lista e vendndodhjeve për të hapur detajet e planifikimit për vendndodhjen.
Note:
Nëse është nevoja, përdorni opsionet e filtrimit në panelin e majtë ose futni emrin ose adresën e vendndodhjes në fushën Search në krye të listës për të gjetur vendndodhjen që dëshironi të shikoni.
- Në panelin Today në të majtë, zgjidhni View Dashboard. Kjo hap faqen Dashboard për vendndodhjen.
- Lëreni datën aktuale ose zgjidhni ikonën e kalendarit për të zgjedhur një datë (ose vit) tjetër. Mund të zgjidhni çfarëdo muaji apo viti të kaluar.
- Në panelin e parë, mund të shikoni detajet e mëposhtme në të majtë:
- Capacity: Numri maksimal i takimeve për atë ditë.
- Checked In: Numri i pacientëve të regjistruar përkundër numrit të pacientëve të rezervuar për takim. Për shembull, nëse keni 30 pacientë të rezervuar për takime atë ditë dhe ka vetëm një person të regjistruar, do të shikoni 1/30.
- Processed: Numri i pacientëve të procesuar (që kanë i kanë përfunduar takimet e tyre) përkundër numrit të pacientëve që keni rezervuar për takime atë ditë.
- Upcoming: Numri i takimeve të ardhshme të rezervuara për atë ditë.
- In Queue: Numri i pacientëve të regjistruar dhe në pritje për t'u vizituar atë ditë.
- Late: Numri i pacientëve me vonesë në takimet e tyre atë ditë.
- No Show: Numri i pacientëve që nuk janë paraqitur për takimet e tyre.
Mund dhe të shikoni përqindjen e pacientëve të regjistruar, të procesuar ose me vonesë për ditën në tri grafikë rrethorë që shfaqen mbi një grafik të minutave të ditës. Mund të përdorni niveluesin për të lëvizur shiritin nëpër grafik për të parë përqindjet në rrathë që ndryshojnë sipas kohës që zgjidhni.
- Kaloni poshtë në faqe për t'i parë panelet me detaje për takime e ardhshme dhe të kaluara.
Për shembull, për Upcoming Appointments, mund të shikoni detajet e ditës dhe të orës së ardhshme, emrin e pacientit, numrin e konfirmimit, datën e takimit të rezervuar, datën e regjistrimit dhe statusin aktual (për shembull, me vonesë, i regjistruar). Për panelin Past Appointments, mund të shikoni detajet e ditës dhe të orës së kaluar, emrin e pacientit, numrin e konfirmimit dhe datën kur pacienti është regjistruar për takimin.
- Zgjidhni emrin e vendndodhjes në krye të faqes për t'u kthyer në faqen e planifikimit për vendndodhjen.