Shtimi i një grupi pacientësh

Administratorët mund të shtojnë një grup pacientësh në Oracle Health Management System. Në këtë mënyrë, mund t’i renditni pacientët në sistem duke i vendosur në grupin e duhur.

Nëse dëshironi të shtoni shumë grupe pacientësh njëherësh, shihni Ngarkimi në grup i të dhënave mbi pacientët, vendndodhjet ose përdoruesit në vend të kësaj procedure.
Për të shtuar një grup pacientësh dhe për të shtuar pacientët në të:
  1. Zgjidhni skedën Administration nga shiriti.
  2. Zgjidhni Manage Patient Groups për të hapur faqen Manage Patient Groups. Ajo liston emrat e grupeve të shtuara më parë (nëse ka) dhe përfshin detaje mbi datën e krijimit dhe numrin e pacientëve në grup.
  3. Zgjidhni Add Patient Group nga kreu i faqes për të hapur faqen Create Patient Group.
  4. Futni të dhënat në fushat e mëposhtme:
    • Group Name (kërkohet): Futni një emër që ju ndihmon të identifikoni grupin (deri në 100 germa).
    • Code (kërkohet): Futni një kod në shkronja të mëdha që identifikon grupin (deri në 60 germa).
    • Description: Futni një përshkrim të hollësishëm të grupit (deri në 255 germa).
    • Group Type: Zgjidhni llojin e grupit që ju ndihmon të identifikoni llojin e grupit. Për shembull, mund të shikoni zgjedhjen si School ose Vaccination Cohort në listën zbritëse. Shkolla tregon se grupi i përket një shkolle të caktuar, p.sh. ndonjë universiteti. Kohorta e vaksinimit është një grup njerëzish me diçka të përbashkët. Për shembull, grupi mund të jetë me 16-49 vjeçarë, punonjës shëndetësorë të vijës së parë ose persona në qendër riedukimi.
    • Parent Group: Zgjidhni grupin mëmë nga lista zbritëse. Për shembull, mund të shikoni emrin e një shkolle ose llojin e një kohorte vaksinimi.
    • Contact Name: Futni emrin e personit që dëshironi të përdorni si kontakt (deri në 255 germa).
    • Contact Phone: Futni numrin e telefonit të personit të kontaktit.
    • Contact Email: Futni emailin e personit të kontaktit.
    • Parent Location: Zgjidhni emrin e vendndodhjes nga lista zbritëse.
    • Public Group: Futni Y për “po” nëse grupi është publik ose N për “jo”.
    • Physical Location: Futni Y për “po” nëse grupi është vendndodhje fizike ose N për “jo”.
  5. Zgjidhni Add Patient Group. Do të shikoni një mesazh suksesi në shirit. Faqja Manage Patients Groups liston në krye emrin e grupit të shtuar të fundit. Ajo përfshin detaje mbi datën e krijimit dhe numrin e pacientëve në grup.
  6. Për të shtuar anëtarët e grupit, zgjidhni Patients në fund të rreshtit për të hapur faqen Add Patients.
  7. Kërkoni për pacientët që dëshironi të shtoni dhe zgjidhni kutinë e zgjedhjes pranë emrit të pacientit.
  8. Zgjidhni Add Select Patients dhe zgjidhni OK për të konfirmuar. Do të shikoni një mesazh suksesi që tregon se sa pacientë keni shtuar.
Herën tjetër që hapni listën e grupeve të pacientëve do të shihni se grupi përmban numrin e pacientëve që keni shtuar në fund të rreshtit.