Ngarkimi në grup i të dhënave mbi pacientët, vendndodhjet ose përdoruesit

Pacientët mund të regjistrohen përmes Oracle Health Management System Patient Portal ose një operator mund t'i regjistrojë kur të mbërrijnë për paraqitje pa takim. Përveç kësaj, administratorët mund të ngarkojnë të dhëna për pacientë të shumtë, grupe pacientësh, vendndodhje ose përdorues të sistemit.

Oracle Health Management System ofron një skedar CSV shabllon që mund ta përdorni për të siguruar të dhënat e fushave të kërkuara. Kur të përfundoni, mund ta ngarkoni në sistem. Për më shumë informacion, shihni Ngarkim në grup.
Për të ngarkuar të dhëna për shumë pacientë, grupe pacientësh, vendndodhje apo përdorues sistemi njëherësh:
  1. Zgjidhni skedën Administration nga shiriti.
  2. Zgjidhni Load Data për të hapur faqen Load Data. Liston emrat e skedarëve CSV të ngarkuar më parë (nëse ka). Çdo element i rreshtit përfshin detaje mbi emrin e skedarit dhe kur ka filluar e përfunduar ngarkimi.
  3. Zgjidhni Upload New File nga kreu i faqes për të hapur faqen Upload New File.
  4. Zgjidhni një nga të mëposhtmet:
    • Patients (e parazgjedhur): Zgjidhni këtë mundësi për të hapur skedarin shabllon, për të shtuar shumë pacientë njëherësh. Për të përdorur skedarin shabllon, shkoni poshtë faqes dhe zgjidhni Download Patients Sample dhe hapeni në Excel. Rreshti i sipërm përmban emrin e çdo fushe (për shembull, emrin, emrin e mesit, mbiemrin dhe mënyrën e kontaktit, adresën dhe shtetin). Gjithashtu përmban disa të dhëna shembull që mund t’i hiqni kur të filloni të shtoni të dhënat tuaja reale.
    • Patient Groups: Zgjidhni këtë opsion për të hapur skedarin shabllon, për të shtuar shumë grupe pacientësh njëherësh. Për të përdorur skedarin shabllon, shkoni poshtë faqes dhe zgjidhni Download Groups Sample dhe hapeni në Excel. Rreshti në krye përmban emrin e secilës fushë (për shembull kodin e grupit, emrin, llojin, emrin e kontaktit, telefonin dhe vendndodhjen e kontaktit). Gjithashtu përmban disa të dhëna shembull që mund t’i hiqni kur të filloni të shtoni të dhënat tuaja reale.
    • Locations: Zgjidhni këtë opsion për të hapur skedarin shabllon, për të shtuar shumë vendndodhje njëherësh. Për të përdorur skedarin shabllon, shkoni poshtë faqes dhe zgjidhni Download Locations Sample dhe hapeni në Excel. Rreshti në krye përmban emrin e secilës fushë (për shembull emrin e vendndodhjes, kodin, cilësimin e klinikës, aktiv ose jo dhe adresën). Gjithashtu përmban disa të dhëna shembull që mund t’i hiqni kur të filloni të shtoni të dhënat tuaja reale.
    • Users: Zgjidhni këtë opsion për të hapur skedarin shabllon, për të shtuar shumë përdorues sistemi njëherësh. Për të përdorur skedarin shabllon, shkoni poshtë faqes dhe zgjidhni Download Users Sample dhe hapeni në Excel. Rreshti në krye përmban emrin e secilës fushë (për shembull, pseudonimin e përdoruesit, emrin dhe mbiemrin, brezin orar, kodin e gjuhës, rolin dhe vendndodhjen). Gjithashtu përmban disa të dhëna shembull që mund t’i hiqni kur të filloni të shtoni të dhënat tuaja reale.
  5. Futni informacionin e fushave për pacientin, grupin e pacientëve, vendndodhjen ose përdoruesit me një rresht për rast. Për më shumë informacion, zgjidhni lidhjen <data type> File Format Informacion për të hapur dritaren Data Load File Format. Aty përshkruhet çfarë duhet të futni në secilën kolonë dhe listohen fushat e kërkuara, germat maksimale të lejuara dhe regjistrimet e vlefshme për fushat.

    Note:

    Për të siguruar rendiment optimal, mos e tejkaloni kufirin e 5000 regjistrimeve për skedar.
  6. Ruajeni skedarin me një emër të përshtatshëm.
  7. Futni një përshkrim të shkurtër të skedarit në fushën File Description.
  8. Zgjidhni diku në fushën Choose File për të shfletuar për te skedari që dëshironi të ngarkoni.
  9. Nëse planifikoni të ngarkoni të dhënat e pacientëve dhe dëshironi që sistemi të kontrollojë për dublikata, zgjidhni Check for duplicates on upload.
  10. Zgjidhni Upload File. Do të shikoni një mesazh suksesi në shirit (për shembull, "Loaded 25 patients, created 1 group"). Skeda Load Data tani tregon detaje për skedarin që sapo keni shtuar në krye të listës. Zgjidhni Download nga fundi i rreshtit nëse keni nevojë ta shkarkoni skedarin për ndonjë arsye.

    Note:

    • Mund të zgjidhi Refresh teksa skedari ngarkohet për të parë numrin e vijave (rreshtave) të procesuara. Nëse keni zgjedhur Patients për të ngarkuar një skedar pacienti dhe skedari përmban gabime, mund të shikoni një seksion që i liston rreshtat me gabime në të kuqe. Kolona Error liston detajet e problemit dhe ndalon ngarkimin e të dhënave. Nëse shikoni paralajmërmie në vend të gabimeve, rreshtat shfaqin mesazhe në blu dhe sistemi vazhdon ngarkimin e të dhënave.
    • Procesi i ngarkimit hapet te skeda All Lines për të parë regjistrimet në skedar. Por, mund dhe të shikoni një skedë Errors për të shfaqur numrin e gabimeve (nlëse ka) dhe një skedë Loaded te numri i regjistrimeve të ngarkuara në sistem.
    • Nëse shikoni paralajmërime gjatë ngarkimit (p.sh. informacion i mangët në fushat e domosdoshme), mund të zgjidhni Delete File për të ndaluar procesin e ngarkimit nëse është nevoja. Mund të korrigjoni në vijim paralajmërimet në skedar, ta ruani dhe të provoni ta ngarkoni skedarin sërish. Mund dhe t'i shkarkoni gabimet në një skedar CSV duke zgjedhur Download Warnings.
    • Nëse skedari juaj përmban gabime, mund të zgjidhni skedën Errors për të parë më shumë detaje. Mund dhe t'i shkarkoni gabimet në një skedar CSV duke zgjedhur Download Errors. Duhet t'i korrigjoni gabimet në skedar, ta ruani dhe ta ngarkoni sërish duke përsëritni hapat 7-9.
    • Nëse skedari juaj përmban dublikata (vetëm për pacientët), sistemi tregon një paralajmërim dhe vazhdon me ngarkimin. Por, anashkalon rezultatet e sakta te pacientët që janë tashmë në sistem. Për rezultate të ngjashme (mbi ose baras me 75%), i piketon të dhënat e pacientit si dublikata dhe vazhdon ngarkimin e skedarit. Mund t'i zgjidhni më vonë të dhënat dublikata siç përshkruht te Bashkimi i të dhënave dublikate të pacientit.