Ngarkimi në grup i të dhënave për pacientët dhe procedurat

Pacientët mund të regjistrohen përmes Oracle Health Management System Patient Portal ose një operator mund t'i regjistrojë kur të mbërrijnë për paraqitje pa takim. Punonjësit shëndetësoreë mund të fusin në vijim të dhënat e tyre të procedurës gjatë takimit. Por administratorët mund të ngarkojnë gjithashtu të dhëna për pacientët dhe procedurat (p.sh. nga një operator palë e tretë) për t'i futur në Oracle Health Management System.

Oracle Health Management System ofron një skedar shabllon CSV që mund ta përdorni për të ofruar të dhënat e fushave të kërkuara për shumë pacientë. Kur të përfundoni, mund të shfletoni për te skedari dhe ta ngarkoni në sistem. Për më shumë informacion, shihni Ngarkimi në grup.
Për të ngarkuar të dhënat për pacientët dhe procedurat për shumë pacientë:
  1. Zgjidhni skedën Administration nga shiriti.
  2. ZgjidhniLoad Patient Procedures për të hapur faqen Upload Patient Procedures. Liston emrat e skedarëve CSV të ngarkuar më parë (nëse ka). Çdo element i rreshtit përfshin detaje mbi emrin e skedarit dhe kur ka filluar e përfunduar ngarkimi.
  3. Zgjidhni Upload File nga kreu i faqes për të hapur faqen Upload Patient Procedure.
  4. Shkoni poshtë faqes dhe zgjidhni Download Patients Sample dhe hapeni në Excel. Rreshti i sipërm përmban emrin e çdo fushe (për shembull, emrin, emrin e mesit, mbiemrin dhe mënyrën e kontaktit, adresën dhe shtetin).
  5. Futni informacionin e fushave për pacientin dhe procedurat. Fushat e kërkuara shfaqen në të kuqe. Mund dhe të shikoni detaje të mëtejshme në fusha, duke zgjedhur skedat Procedure Required Fields dhe List of Values.

    Note:

    Për të siguruar rendiment optimal, mos e tejkaloni kufirin e 5000 regjistrimeve për skedar.
  6. Ruajeni skedarin me një emër të përshtatshëm.
  7. Futni një përshkrim të shkurtër të skedarit në fushën File Description.
  8. Zgjidhni diku në fushën Choose File për të shfletuar për te skedari që dëshironi të ngarkoni.
  9. Zgjidhni Upload File. Kur të mbaroni, shikoni një mesazh suksesi në shirit (p.sh. "Loaded 25 patients"). Skeda Loaded tani tregon detaje për skedarin që sapo keni shtuar në krye të listës. Zgjidhni Download nga fundi i rreshtit nëse keni nevojë ta shkarkoni skedarin për ndonjë arsye.

    Note:

    • Mund të zgjidhi Refresh teksa skedari ngarkohet për të parë numrin e vijave (rreshtave) të procesuara. Nëse keni zgjedhur Patients për të ngarkuar një skedar pacienti dhe skedari përmban gabime, mund të shikoni një seksion që i liston rreshtat me gabime në të kuqe. Kolona Error liston detajet e problemit dhe ndalon ngarkimin e të dhënave. Nëse shikoni paralajmërmie në vend të gabimeve, rreshtat shfaqin mesazhe në blu dhe sistemi vazhdon ngarkimin e të dhënave.
    • Procesi i ngarkimit hapet te skeda All Lines për të parë regjistrimet në skedar. Por, mund dhe të shikoni një skedë Errors për të shfaqur numrin e gabimeve (nlëse ka) dhe një skedë Loaded te numri i regjistrimeve të ngarkuara në sistem.
    • Nëse shikoni paralajmërime gjatë ngarkimit (p.sh. informacion i mangët në fushat e domosdoshme), mund të zgjidhni Delete File për të ndaluar procesin e ngarkimit nëse është nevoja. Mund të korrigjoni në vijim paralajmërimet në skedar, ta ruani dhe të provoni ta ngarkoni skedarin sërish. Mund dhe t'i shkarkoni gabimet në një skedar CSV duke zgjedhur Download Warnings.
    • Nëse skedari juaj përmban gabime, mund të zgjidhni skedën Errors për të parë më shumë detaje. Mund dhe t'i shkarkoni gabimet në një skedar CSV duke zgjedhur Download Errors. Duhet t'i korrigjoni gabimet në skedar, ta ruani dhe ta ngarkoni sërish duke përsëritni hapat 7-9.
    • Nëse skedari juaj përmban dublikata (vetëm për pacientët), sistemi tregon një paralajmërim dhe vazhdon me ngarkimin. Por, anashkalon rezultatet e sakta te pacientët që janë tashmë në sistem. Për rezultate të ngjashme (mbi ose baras me 75%), i piketon të dhënat e pacientit si dublikata dhe vazhdon ngarkimin e skedarit. Mund t'i zgjidhni më vonë të dhënat dublikata siç përshkruht te Bashkimi i të dhënave dublikate të pacientit.