Menaxhimi i pajisjeve portative

Administratorët mund të shtojnë detaje mbi pajisjet e mbështetura portative për përdoruesit që të hapin Oracle Health Management System Mobile nga telefoni apo tableta (vetëm pajisje me Android). Përdoruesit nuk mund të lidhen në Oracle Health Management System përmes pajisjes së tyre pa e regjistruar më parë.

Pasi një administrator regjistron një pajisje, një administrator ose punonjës i kujdesit shëndetësor mund të shtojë detaje për pacientët në aplikacionin celular për ta ngarkuar automatikisht në Oracle Health Management System sapo pajisja celulare të lidhet me internetin. Për më shumë detaje për përdorimin e aplikacioni për celularë, shihni Shtoni regjistrime pacienti përmes Oracle Health Management System Mobile.
Për të shtua një pajisje portative:
  1. Shkarkoni aplikacionin Oracle Health Management System Mobile nga Google Play Store dhe instalojeni në pajisjen portative me Android që dëshironi të përdorni.
  2. Hapni Oracle Health Management System Mobile dhe zgjidhni Install ID për të gjeneruar numrin e identifikimit të instalimit.
  3. Hapni aplikacionin e internetit Oracle Health Management System dhe zgjidhni Administration nga faqja Home për të hapur skedën Administration.
  4. Zgjidhni Manage Offline Devices.
  5. Zgjidhni Add Device për të hapur faqen Register Device.
  6. Në fushën Install ID, futni identifikuesin e instalimit të gjeneruar nga aplikacioni.
  7. Te Device Type futni llojin e pajisjes që dëshironi të shtoni (model telefoni apo tablete).
  8. Zgjidhni kodin e shtetit nga lista zbritëse Code dhe shtoni numrin e telefonit të pajisjes (në vlen për rastin).
  9. Futni informacionin e mbetur të fushave (p.sh. User First Name, User Last Name, Date of Birth, Description, përdorues Active apo jo).
  10. Zgjidhni Add Device. Sistemi shfaq një URL (adresë në internet) që duhet t'i dërgoni përdoruesit të aplikacionit celular. Pasi përdoruesi i aplikacionit celular fut URL-në dhe zgjedh Done, faqja Manage Devices dhe liston pajisjen e re që mbështet.
Përdoruesi tani mund të shtojë të dhënat e pacientit në aplikacionin Oracle Health Management System Mobile në pajisjen që keni shtuar për t'i ngarkuar ato automatikisht në sistem.