Administratorët dhe operatorët e qendrave telefonike mund të redaktojnë në çdo kohë detajet e një përdoruesi të Oracle Health Management System. Për shembull, mund të rregulloni një gabim tipografik në emrin e një përdoruesi, të përditësoni adresën e emailit ose të shtoni a hiqni një rol. Për punonjësit shëndetësorë, mund të përditësoni profesionin.
Note:
Nuk mund ta fshini një përdorues nga sistemi. Por mund sakaq t’i çaktivizoni përdoruesit nëse është nevoja. Për më shumë detaje, shihni
Çaktivizimi i përdoruesve.
Për të redaktuar detajet e një përdoruesi:
- Zgjidhni Administration nga skeda Home. Kjo hap skedën Administration.
- Zgjidhni View All Users për të hapur listat e përdoruesve të sistemit (të listuara alfabetikisht). (Nëse është nevoja, mund të kërkoni për një përdorues duke futur emrin ose adresën e emailit në fushën Search.)
- Zgjidhni emrin e përdoruesit që duhet të redaktoni për të hapur detajet mbi përdoruesin.
- Bëni një nga të mëposhtmet:
- Për të redaktuar informacionin ose emrin e kontaktit, zgjidhni Edit User nga djathtas lart faqes. Bëni ndryshimet në emrin ose detajet e kontaktit dhe zgjidhni Apply Changes për t'u kthyer në faqen e detajeve të përdoruesit.
- Për të përditësuar profesionin e një punonjësi shëndetësor, zgjidhni Edit User nga djathtas lart faqes. Zgjidhni profesionin e duhur për punonjësin shëndetësor nga menyja zbritëse Healthcare Profession. Për shembull, mund të zgjidhni Medical Practitioner, Registered Nurse ose Authorized Nurse Immunizer. Bëni ndryshimet në emrin ose detajet e kontaktit dhe zgjidhni Apply Changes për t'u kthyer në faqen e detajeve të përdoruesit.
- Për të shtuar një rol, zgjidhni Add User Role në të djathtë të seksionit Roles dhe zgjidhni rolin e ri për përdoruesin nga menyja zbritëse Roles. Nëse zgjidhni Location Administrator, Check In Agent ose Healthcare Worker, duhet të zgjidhni dhe vendndodhjen nga menyja zbritëse Location. Zgjidhni Add Role kur të mbaroni.
- Për të hequr një rol, gjeni rolin që dëshironi të hiqni dhe zgjidhni Remove Role nga fundi i rreshtit. Zgjidhni Remove Role kur t’ju kërkohet konfirmimi.